Gati një vit nga vrasja e palestinezit Imad Shahin nga forcat izraelite në rajonin kufitar të Rripit të Gazës, ushtria e Izraelit ia ka kthyer kufomën familjes së tij, transmeton Anadolu Agency (AA).
Komiteti Palestinez i Popullsisë dhe Çështjeve Administrative njoftoi se kufoma e 17-vjeçarit palestinez të rënë dëshmor në nëntor të vitit të kaluar është dorëzuar nëpërmjet kalimit kufitar në Beit Hanoun.
Shahin ishte vrarë nga forcat izraelite më 3 nëntor të vitit 2018 gjatë protestave paqësore që organizohen rregullisht nga 30 marsi i vitit të kaluar në kufirin e Gazës nën moton “Marshi i Madh i Kthimit”.
Gjatë këtyre demonstratave, në të cilat protestuesit kërkojnë kthimin e refugjatëve të dëbuar palestinezë në tokat e tyre dhe heqjen e bllokadës shkatërruese ndaj Gazës, forcat izraelite hapin zjarr ndaj civilëve.
Yamal i pandalshëm barazon rezultatin
Mbappe zhbllokon “El Clasicon” pas vetëm pesë minutash
“Pas 25 viteve jam kthyer në banesë, falë qeverisë tua...
Cikloni nga jugu i Italisë dhe Deti Jon “godet” ...
Kurti në Mitrovicë: S’do të ketë më banda kriminale, targa i...
Pas Kaçanikut Abdixhiku me tubim në Han të Elezit: Gazifikim...