Një komandant i ushtrisë iraniane ka paralajmëruar se do të rrëzojë Tel Avivin dhe Haifën nëse Izraeli ‘bën ndonjë gabim’.
Ai ka shtuar se Izraeli nuk do të mbijetojë më shumë se 25 vjet, raportojnë mediat lokale, transmeton portali arbresh.info
Gjenerali i Përgjithshëm Abdolrahim Mousavi, i cili u bë krye-komandant i Republikës së Islamike të Iranit, tha se Izraeli mund të ekzistojë për një maksimun prej 25 vitesh.
Izraeli dhe Irani në mënyrë të përsëritur kanë shkëmbyer goditje verbale. Në qershor të këtij viti ka pasur marshime kundër Izraelit në Iran, ku protestuesit kanë brohoritur kundër shtetit hebre dhe kanë dënuar okupimin e Palestinës.
Por as Izraeli nuk ka kursyer fjalët e ashpëra lidhur me Iranin.
“Nuk do të habitem nëse gjatë zgjedhjeve iraniane më 19 maj, dikush do të dalë dhe të vrasë presidentin e Iranit, Hassan Rouhani”, tha ministri izraelit i Mbrojtjes, Avigdor Lieberman në prill./arbresh.info/
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...