Ushtria izraelite dhe grupi militant palestinez Hamas kanë rënë dakord për tre pauza të veçanta tre-ditore të luftimeve në pjesë të ndryshme të Rripit të Gazës për të lejuar rreth 640 mijë fëmijë të vaksinohen kundër poliomielitit.
Kështu deklaroi ick Piperkorn, zyrtari më i lartë i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për rajonin, i cili dha edhe disa detaje.
Ai vuri në dukje se fushata do të fillojë në Rripin qendror të Gazës me një pauzë tre-ditore të luftimeve, e ndjekur nga dy pauza të tjera tre-ditore në jug dhe në veri të enklavës.
Piperkorn shtoi se ekziston një marrëveshje për të zgjatur pauzën humanitare në secilën zonë në një ditë të katërt nëse është e nevojshme, raporton newyorktimes.
Më 23 gusht, OBSH-ja konfirmoi se të paktën një foshnjë ishte paralizuar nga virusi i poliomielitit të tipit 2, rasti i parë i tillë në territorin palestinez në 25 vjet.
Njësia Humanitare e Ushtrisë Izraelite (COGAT) tha të mërkurën se fushata e vaksinimit do të kryhet në koordinim me ushtrinë izraelite “si pjesë e pushimeve rutinë humanitare që do të lejojnë popullsinë të arrijë në qendrat mjekësore ku do të vaksinohen”. /Telegrafi/
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit