Google ADS

Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe arrijnë marrëveshje paqeje

17:16 | 13 Gusht 2020
Arbresh.info

Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë arritur një marrëveshje të ndërmjetësuar nga SHBA-të për normalizim të marrëdhënieve.

Nën marrëveshje, Izraeli është pajtuar të pezullojë përpjekjet për të ankesuar pjesë të Bregut të pushtuar Perëndimor, tha një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë për Reuters, transmeton portali arbresh.info.

Mohamed bin Zayed, princi i kurorës së Abu Dhabi, në Twitter: “Gjatë një telefonate me presidentin Trump dhe kryeministrin Netanyahu, u arrit një marrëveshje për të ndaluar aneksimin e mëtejshëm të Izraelit të territoreve palestineze”.

“Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Izraeli gjithashtu ranë dakord për bashkëpunim dhe krijimin e një udhërrëfyesi për krijimin e një marrëdhënie bilaterale”, shtoi ai.

Emiratet e Bashkuara Arabe bëhen vendi i tretë arab që arrin një marrëveshje paqeje me Izraelin, pas Jordanisë dhe Egjiptit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme