Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallad tha të shtunën se Izraeli kishte hyrë në një fazë të re në luftën kundër Hamasit pasi forcat tokësore përparuan në Gaza dhe ushtria bombardoi objektivat terroriste gjatë natës.
“Ne sulmuam mbi tokë dhe nën tokë, sulmuam terroristët e të gjitha rangjeve, në të gjitha vendet. Urdhrat për forcat janë të qarta: Operacioni do të vazhdojë derisa të ketë një urdhër të ri”, tha ai.
“Sa i përket zonave të tjera, ne po përgatitemi të mbrojmë qytetarët izraelitë, për të ruajtur sigurinë e tyre. Këtë e bëjmë në veri, në qendër dhe kudo”, shtoi më tej ministri.
Komentet e Galladit erdhën pasi ai u takua me zyrtarë të lartë të sigurisë, duke përfshirë krerët e IDF (Forcat e Mbrojtjes së Izraelit), shërbimin sekret të Izraelit dhe Mossad.
Zyra e shefit të mbrojtjes tha se vendosi “drejtimin e veprimit në operacionet kryesore” në luftë, duke përfshirë “operacionin ushtarak, përpjekjen për të liruar të burgosurit.” /abcnews.al
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...