16 persona, përfshirë një grua, u arrestuan në sulme në qytetin Hebron, ndërsa të tjerët janë arrestuar në qytete tjera në Bregun Perëndimor të okupuar
Një organizatë joqeveritare palestineze ka bërë të ditur se forcat izraelite kanë arrestuar 26 palestinezë gjatë bastisjeve të kryera brenda natës në Bregun Perëndimor të okupuar.
Në një deklaratë, nga Shoqëria e të Burgosurve Palestinezë thonë se 16 persona, përfshirë një grua, u arrestuan në sulme në qytetin Hebron në jug të Bregut Perëndimor.
Nga kjo OJQ thonë se 5 palestinezë të tjerë u arrestuan në qytetet Ramallah and Kuds.
Forcat izraelite gjithashtu kanë arrestuar 5 persona në qytetet Nablus, Jenin dhe Tulkarem në veri të Bregut Perëndimor.
Ushtria izraelite ende nuk ka lëshuar ndonjë kumtesë për arrestimet.
Ushtria izraelite kryen fushata të shpeshta arrestimesh në të gjithë Bregun Perëndimor, përfshirë Kudsin e pushtuar Lindor, me pretekstin e kërkimit të palestinezëve të “kërkuar”.
Sipas shifrave palestineze, afër 5.000 palestinezë, përfshirë shumë gra dhe fëmijë, aktualisht janë duke vuajtur në objektet izraelite të ndalimit./AA
Haradinaj të dielën në Gjermani, prezanton programin e parti...
Një anëtar i shtabit teknik të Hungarisë në gjendje të rëndë
Kurti: Në qeverisjen tonë, komuniteti egjiptian ka qenë përf...
Asani para ndeshjes me Çekinë: Nuk ka rëndësi kush shënon, t...
Zelenskiy thotë se Ukraina duhet të bëjë gjithçka për t’i dh...
Makina përplas një këmbësor në Elbasan