Forcat izraelite në disa lokacione të Bregut Perëndimor të pushtuar arrestuan 17 palestinezë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në njoftimin e Shoqatës së të burgosurve palestinezë theksohet se arrestimet ndodhën në qytetet El-Halil (Hebron) dhe Ramallah.
Po ashtu u theksua se ish-deputeti palestinez Mohammad Badr ishte midis personave të arrestuar. Dëshmitarët okularë për AA treguan se shumë të rinj palestinezë u përballën me forcat izraelite të cilat hapën zjarr dhe gaz lotsjellës.
Një gazetar palestinez u qëllua me një plumb nga forcat izraelite kur po mbulonte sulmet izraelite, theksuan më tej dëshmitarët.
Forcat izraelite shpesh kryejnë arrestime në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor të pushtuar dhe arrestojnë palestinezët me pretendime të ndryshme.
Pas arrestimeve, të cilat janë bërë të përditshme, disa nga palestinezët, përfshirë gra dhe fëmijë, mbahen me ditë të tëra nëpër qendra burgimi.
Sipas të dhënave të burimeve zyrtare palestineze, në burgjet e Izraelit ndodhen mbi 4.400 palestinezë, përfshirë 170 fëmijë dhe 380 të mbajtur nën masën e ashtuquajtur “burgim administrativ”.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...