Forcat izraelite të Mbrojtjes (IDF) thonë se rreth 180 raketa janë lëshuar nga Irani drejt Izraelit.
Një zyrtar izraelit i sigurisë deklaroi se shumica e këtyre raketave u kapën nga Forcat Ajrore izraelite në bashkëpunim me Komandën Qendrore të Forcave Ajrore të SHBA, shkruan BBC.
Sipas ushtrisë izraelite, janë identifikuar disa goditje dhe dëmet e shkaktuara janë duke u vlerësuar.
Forcat Revolucionare të Iranit kërcënuan se do të kryejnë “sulme shkatërruese” ndaj Izraelit, nëse ky i fundit reagon ndaj sulmit të 1 tetorit nga Republika Islamike.
Ndërkohë, zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari, tha se sulmi me raketa i Iranit ishte serioz dhe do të ketë pasoja, duke shtuar se nuk do të specifikonte se si dhe kur do të përgjigjej Izraeli.
Irani lëshoi një sërë raketash balistike ndaj Izraelit të martën si përgjigje ndaj fushatës së Izraelit kundër aleatëve të Teheranit në Liban, Hezbollahut, grupit militant dhe partisë politike që kontrollon shumicën e jugut të Libanit.
Deri më tani, është raportuar për 8 viktima dhe disa të plagosur./abcnews.al
Cilat aplikacione u harxhojnë më së shumti baterinë e telefo...
Përfitimet e pushimeve të rregullta për shëndetin
Hovenier në takimin lamtumirës vizitoi kompleksin memorial t...
Egnatia fiton Superkupën e Shqipërisë, kompleton tripletën n...
Kinë/ Miratohet projekti për ndërtimin e digës më të madhe n...
Maqedonci: Sulmet nga Serbia janë të mundshme derisa Radoiçi...