Vazhduan edhe në javën e 26-të protestat në Izrael për dorëheqjen e kryeministrit Benjamin Netanyahu me arsyen se ka keqmenaxhuar situatën e koronavirusit të ri (COVID-19) dhe për shkak të gjykimit të tij për korrupsion.
Hapësira përpara ndërtesës së kryeministrisë në Kudsin Perëndimor ka qenë adresa më e rëndësishme e protestave që u organizuan nga grupet që kërkojnë dorëheqjen e Netanyahut.
Disa protestues të veshur me bluza me mbishkrimin “kryeministri i krimit”, duke goditur me lugë tiganët dhe tenxheret që kishin marrë me vete u përpoqën të tërheqin vëmendjen mbi vështirësitë financiare që po përjetojnë për shkak të COVID-19.
Në protestën ku morën pjesë më shumë se një mijë persona u hodh slogani “Bibi (Netanyahu) ik në shtëpi”.
Ndërkohë policia bllokoi trafikun në rrugët që shkonin drejt sheshit ku u mbajtën protestat.
Protesta të ngjashme u mbajtën edhe në sheshin Rabin në Tel Aviv dhe përpara qendrës shëndetësore në qytetin Ramat Gan ku Netanyahu u vaksinua në transmetim të drejtpërdrejt.
Prej më shumë se 6 muajsh në Izrael mbahen protesta për dorëheqjen e Nentanyahut për shkak të gjykimit të tij për korrupsion dhe se ka keqmenaxhuar krizën e COVID-19./AA/
KOSTT: Nuk ka mungesë të energjisë elektrike, ka vetëm ngark...
Gjendet pa shenja jetë një grua në Shtërpcë
Vrasja e Gjyljeta Ukellës, Edmond Lajçi dënohet me burgim të...
Vendoset gurthemeli i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjar...
Peci: Në 2024 janë ndarë 89 milionë euro grante e subvencion...
Murati dhe ATK prezantojnë performancën e vitit 2024 në konf...