Familjet shprehin shqetësime përderisa autoritetet ua ndalojnë që të takojnë të burgosurit shkaku i pandemisë.
Administrata izraelite e burgut ka bërë të ditur se 4 të burgosura palestineze u izoluan në një qeli javën e kaluar pasi një infermiere që bëri kontrollet e tyre mjekësore rezultoi pozitive për koronavirusin e ri (COVID).
Administrata e burgut Damon njoftoi avokatin e të burgosurve, Taghreed Jahshan, se të burgosuret Layan Kayed, Shorouq Dweiat, Amani Hasheem dhe Ansam Shawahna janë në një qeli së bashku në burgun e grave.
“Detajet që kemi janë të kufizuara pasi administrata nuk na jep informacion të plotë. Por siç thanë oficerët, të burgosuret janë në një karantinë paraprake derisa rezultati i testeve të publikohet nesër”, tha Jahshan për AA.
Të burgosuret nuk lejohen të takohen me të afërmit dhe avokatët e tyre që nga shpërthimi i COVID-19.
Familjet e katër të burgosurve shprehën shqetësimet e tyre për ndërprerjen e komunikimit.
“Që nga fillimi i vitit, Amani u takua me fëmijët e saj vetëm një herë janarin e kaluar. Pastaj takimet me të ndaluan, janë thjesht përmes radios FM”, tha nëna e saj.
“Autoritetet pezulluan vizitat për të shmangur transmetimin e virusit në burgje, por ajo që ne shohim është se virusi mund të ndikojë në vajzat tona përmes të punësuarve në burgje që janë në kontakt me ta gjatë gjithë kohës brenda burgut, gjë që dyfishon shqetësimet tona”, shtoi ajo.
“Administrata e burgut tha se vizitat do të shkaktojnë infeksione brenda, edhe nëse do të takonim vajzat tona pas një muri qelqi, por rojet e burgut janë në kontakt të drejtpërdrejtë me ta”, tha ajo.
Dënimet e të burgosurave të izoluara variojnë nga 5 deri në 16 vjet.
Sipas të dhënave palestineze, rreth 4.300 palestinezë, duke përfshirë 41 gra dhe 160 të mitura, aktualisht mbahen në burgjet izraelite.
UNICEF: 2024-ta, një nga vitet më të këqija për fëmijët e pr...
Vjen reagimi i klubit të njohur pasi Ronaldo deklaroi se në ...
KFOR-i turk patrullon në veri të vendit
“S’të kam lënë kurrë në baltë”, Sara dhe Driloni nuk ndahen ...
Banorët e Bibajve të Ferizajt protestojnë për reduktimet e r...
Juventusi ka një plan B në rast se dështon transferimi i Zir...