Izrael, plagosen 42 palestinezë gjatë lutjeve të mbrëmjes

23:06 | 20 Korrik 2017
Trina Galanxhi

Të paktën 42 palestinezë janë plagosur pas përleshjeve të reja me policinë në Qytetin e Vjetër të Jerusalemit, pasi mijra adhurues myslimanë u mbodhën rreth një tempulli të shenjtë.

Dhuna shpërtheu pasi kryeministri Benjamin Netanyahu po takohej me shefat e tij të sigurisë dhe kabinetin e sigurisë mbi mënyrat për të zbutur tensionet në vend para namazeve të së premtes, transmeton protali arbresh.info

Zëdhënësja e policisë izraelite, Luba Samri, tha se palestinezët hodhën gurë dhe shishe qelqi  në drejtim të policisë jashtë Portës së Luanit që ndodhet në Qytetin e Vjetës. Policia u përgjigj me gaz lotsjellës dhe metoda tjera për shpërndarjen e turmës. Sipas mediave izraelite 5 policë kanë mbetur të plagosur.

Organizata palestineze Gjysmëhëna e Kuqe tha se 36 protestues janë dërguar në spital. Dy prej tyre janë në gjendje të rëndë pasi u goditën me shkopa gome./Arbresh.info

https://twitter.com/Behind__News/status/888109361460985857?ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=http%3A%2F%2Fwww.timesofisrael.com%2F42-palestinians-wounded-in-fresh-clashes-over-temple-mount-security%2F

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme