Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka kërkuar nga SHBA që të pranoj atë që ai e quajti sovranitet izraelit mbi lartësirat e okupuara të Golanit, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Ka ardhur koha që SHBA-të të pranojnë sovranitetit izraelit mbi Lartësirat e Golanit”, Netanyahu i tha sekretarit të shtetit të SHBA-ve, Mike Pompeo, i cili të mërkurën qëndroi për vizitë në Kuds, raportojnë mediat lokale.
Javën e kaluar, Netanyahu pretendoi se ka zbuluar plane për krijimin e një bazë ushtarake përgjatë kufijve të Lartësirave të Golanit.
“Javën e kaluar ne zbuluam përpjekjet e Hezbollah-ut, të mbështetur nga fonde iraniane, për krijimin e një baze ushtarake në Siri përgjatë kufijve të Lartësirave të Golanit”, raportojnë mediat lokale.
“Mendoj se për këtë dhe shkaqe tjera, është koha që SHBA të pranoj prezencën izraelite në Golan, e cila zyrtarisht i takon Izraelit”, tha Netanyahu.
Raportohet se Pompeo nuk ka reaguar ndaj sugjerimeve të kryeministrit izraelit.
Pompeo dhe Netanyahu kanë marrë pjesë në një takim në Kuds me liderë nga Greqia dhe administrata greke e Qipros ku është diskutuar ndërtimi i një gazsjellësi 2,000 kilometra të gjatë që planifikohet të lidhë resurset e shumta të gazit që ndodhen në Mediteranin lindor me Evropën përmes projektit që do të kushtojë 7 miliardë dollarë.
Vizita e Pompeos në Kuds është pjesë e turneut të vizitave në Lindjen e Mesme që përfshin edhe Kuvajtin dhe Libanin.
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua