35 për qind e popullsisë izraelite kanë marrë tashmë të dyja dozat e vaksinës nga Pfizer, dhe kështu ata janë në rrugë për të ashtuquajturën “Pasaporta e Gjelbër”.
Izraeli u ka dhënë të paktën një dozë të vaksinës COVID-19, 50 për qind të 9.3 milion qytetarëve të tij, citojnë mediat izraelite ministrin e shëndetësisë, Yuli Edelstein.
Izraeli konisderon si pjesë të popullatës së tij edhe palestinezët në Jeruzalemin Lindor, të cilët janë përfshirë në fushatën e vaksinimit të, nisur më 19 dhjetor të vitit të kaluar, transmeton albinfo.ch. Ndërkaq palestinezët në Bregun Perëndimor të okupuar dhe në Rripin e Gazës nuk janë pjesë e fushatës izraelite.
Për më tepër, ka shtuar Edelstein, 35 për qind e popullsisë izraelite kanë marrë tashmë të dyja dozat e vaksinës nga Pfizer, dhe kështu ata janë në rrugë për të ashtuquajturën “Pasaporta e Gjelbër”. Kjo “pasaportë” u jep njerëzve të vaksinuar qasje në objektet e kohës së lirë, të sportit e argëtimit, që vendi i ka rihapur gradualisht.
Qytetarët izraelitë të moshave mbi 60 vjeçare tashmë kanë marrë në mbi 80 për qind të rasteve edhe dozën e dytë të vaksinës.
Autoritetet kanë dalë edhe me konstatimin se vaksinimi në masë, ka ndikuar në mënyrë të dukshme në uljen e numrit të hospitalizimeve nga koronavirusi në vend
Ndërkohë, në Karnavalin Izraelit të festës së Purimit, duket se shumë qytetarë kanë vepruar kundër masave në fuqi, përcjell albinfo.ch. Sipas policisë, qindra veta me atë rast kanë shkelur rregullat e koronës. Në Jeruzalem zyrtarët kanë ndërprenë një aheng në një hotel, me rreth 250 pjesëmarrës, thotë policia.
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...