Ambasadori kinez në Izrael, Du Wei, është gjetur i vdekur në banesën e tij në periferinë e Tel Aviv, ka raportuar policia dhe mediat izraelite.
Du, 57 vjeç, u gjet i vdekur në shtratin e tij dhe shkaku i vdekjes së tij ende nuk dihet, shkruan BBC, transmeton portal arbresh.info
Ai u emërua ambasador në shkurt pasi kishte shërbyer më parë si i dërguari i Kinës në Ukrainë.
Ambasadori ishte i martuar dhe ka një djalë, por familja e tij nuk besohet të ketë qenë duke jetuar me të. Ai jetonte në periferi të Tel Avivit të Herzliya.
TV12 e Izraelit, duke cituar burime mjekësore anonime, ka theksuar se dyshohet se ambasadori ka vdekur në gjumë nga shkaqet natyrale.
Në një mesazh të publikuar në faqen e internetit të ambasadës menjëherë pas emërimit të tij si ambasador, Du vlerësoi marrëdhëniet midis “ekonomisë së dytë më të madhe në botë dhe Izraelit”.
Të Premten, ambasada e tij reagoi ashpër ndaj Sekretarit të Shtetit të SHBA Mike Pompeo i cili kishte kritikuar trajtimin e pandemisë së koronavirusit nga Kina gjatë një vizite në Izrael./arbresh.info/
Neymar ka gjetur tashmë klubin e ri, do të largohet si lojta...
Akuzat për pagesat e fshehta, gjykata dënon Donald Trump
Aksident në Greqi, vdesin dy të mitur, i lënduar një 17-vjeç...
I plagosuri në Prishtinë u shpëtua në minutën e fundit, mjek...
Gratë që flasin shumë jetojnë më gjatë
Pesë filmat më të shitur që dominuan në vitin 2024 duke fitu...