Izrael, fillon vaksinimi kundër COVID-19 për fëmijët 12-15 vjeç

16:37 | 6 Qershor 2021
Trina Galanxhi

Që nga mëngjesi i sotëm fëmijët prej 12 deri në 15 vjeç në Izrael kanë filluar të vaksinohen kundër koronavirusit.

Në kuadër të vendimit të marrë nga Ministria e Shëndetësisë thuhet se në mesin e personave që do të vaksinohen kundër COVID-19 janë përfshirë edhe fëmijët e moshës 12-15 vjeç.

Që nga mëngjesi fëmijët e përfshirë në këtë grup moshë kanë filluar të marrin dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19.

Në Izrael i cili në proporcion me popullatën është vendi ku janë aplikuar më shumë vaksina kundër COVID-19 në botë, ka 600 mijë fëmijë të moshës 12-15 vjeç.

Në Izrael i cili ka një popullsi prej rreth 9.3 milionë banorë deri më sot 5 milionë e 455 mijë persona e kanë marrë dozën e parë ndërsa 5 milionë e 137 mijë të tjerë dozën e dytë të vaksinës kundër COVID-19.

Falë vaksinimit Izraeli ka arritur të vendos nën kontroll pandeminë dhe që nga muaji shkurt në vend kanë filluar të lirohen masat kundër COVID-19. Në këtë vend më 19 prill është hequr edhe detyrimi i vendosjes së maskës në ambientet publike./aa/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme