Në një përpjekje për të ndaluar një shpërthim të fortë të variantit Delta në Izrael, kryeministri Naftali Bennett u bëri thirrje sot një milion izraelitëve mbi moshën 12 vjeç që ”të shkojnë dhe të vaksinohen menjëherë”.
“Njohuritë shkencore janë të qarta, vaksinat funksionojnë dhe janë efikase”, kërkoi me forcë Bennett.
Dy opsione të tjera në tryezë do të ishin negative për shoqërinë dhe për tregun izraelit: njëra parashikon një rutinë me pothuajse asnjë kufizim, që rrezikon të rrisë shumë numrin e pacientëve dhe tjetra përkundrazi përfshin imponimin e një lockdown-i shumë të zgjatur dhe një ngadalësim të ekonomisë.
“Ata që nuk vaksinohen rrezikojnë jo vetëm shëndetin e tyre, por edhe lirinë tonë”, vazhdoi Bennett.
“Nëse një milion izraelitë ende nuk vaksinohen, tetë milion të tjerët do të duhet të bllokohen. Në këtë kontekst, qeveria ka vendosur të kthejë Gree Pass për hyrjet nga jashtë vendit pas një jave, nga 12 vjet e lart”, shtoi Bennet.
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...
Protesta më e madhe në historinë e Serbisë
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...