Tre persona janë arrestuar në demonstratat e organizuara në Izrael kundër kryeministrit Benjamin Netanyahu.
Sipas gazetës izraelite Maariv, izraelitët që kërkonin dorëheqjen e Netanyahut për shkak të korrupsionit dhe keqmenaxhimit të pandemisë së koronavirusit (COVID-19) mbajtën protesta në pjesë të ndryshme të vendit, veçanërisht në Kuds dhe kryeqytetin Tel Aviv.
Tre nga qindra demonstrues që morën pjesë në protestë pranë rezidencës së Netanyahut në Kudsin Perëndimor janë arrestuar.
Sipas televizionit izraelit Channel 12, demonstruesit u përpoqën të mbyllnin hyrjen e rezidencës së Netanyahut, ndezën zjarr dhe u vunë flakën posterave të Netanyahut.
Tashmë një kohë, në Izrael mbahen protesta për dorëheqjen e Netanyahut për shkak të rastit gjyqësor për korrupsion dhe me arsyetimin se ai e ka keqmenaxhuar procesin e pandemisë./AA/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...