Të paktën 44 njerëz kanë vdekur gjatë një aksidenti të ndodhur në festivalin fetar në verilindje të Izraelit.
Shërbimi kombëtar i emergjencave Maden David Adom (MDA) tha se dhjetëra të tjerë ishin plagogur në festivalin Lag B’Omer, rrëzë malit Meron.
Kryeministri Benjamin Netanyahu e përshkroi këtë ngjarje si një “katastrofë të rëndë” dhe se po lutej për viktimat.
Dhjetëra mijëra thuhen se morën pjesë, duke e bërë atë ngjarjen më të madhe ne Izrael që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit.
Dhjetëra ambulanca dolën në vendngjarje dhe shërbimet e emergjencës vendosën trupa nën mbulesat në tokë. Policia u kërkoi të gjithëve në vend që të evakuohen.
“MDA po lufton për jetën e dhjetëra të plagosurve dhe nuk do të dorëzohet derisa viktima e fundit të evakuohet”, thuhet në një postim ne Twitter.
Raportet e hershme zbuluan që një strukturë në vend ishte shembur, por zyrtarët e MDA më vonë thanë se ishte rezultat i shkeljeve gjatë ikjes.
Burimet policore i thanë Haaretz se kjo filloi pasi disa të pranishëm rrëshqitën në disa shkallë, duke bërë që të bien dhjetëra të tjerë./EO/
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...