Sllovenia do të mbyllë trafikun e saj ajror në përpjekje për të zvogëluar përhapjen e koronavirusit.
Nga e hëna, të gjitha baret, restorantet, sallat sportive, sallonet e flokëve, kinematë dhe shumica e dyqaneve do të mbyllen. Dyqanet ushqimore do të qëndrojnë të hapura por do të jenë në gjendje të pranojnë vetëm një numër të kufizuar klientësh në një kohë, tha qeveria përmes një deklarate, transmeton portal arbresh.info
Aeroporti kryesor i Sllovenisë, Ljubljana, lidh vendin me një numër destinacionesh kryesisht evropiane.
LEXO EDHE: Publikohet dokumenti sekret: Kriza e koronavirusit në Britani do të zgjasë deri në 2021
Vendi deri më tani ka konfirmuar 219 raste të koronavirusit. Një burrë vdiq, ndërsa tre persona janë në gjendje kritike.
Nga e hëna, të gjithë transporti publik në vend do të ndalet. Sllovenia anuloi lidhjet e trenit dhe autobusit ditët e kaluara me Italinë fqinje dhe ka kufizuar edhe transportin e mallrave. Gjithashtu ka shkuar masat e kontrollit shëndetësor në kufi me Italinë.
Muzikantë të ndryshëm në të gjithë vendin performuan në ballkonet e tyre, duke ndjekur shembuj nga Italia. Ministria e Jashtme këshilloi qytetarët të mos udhëtojnë askund./arbresh.info/
PZAP aprovon ankesën e Listës Serbe, anulohet moscertifikimi...
Driloni acarohet me Fitimin për shkak të Sarës, i bën një pa...
“Simba” dhe futbollistët e Gjilanit vizitojnë me fëmijet me ...
Tre të lënduar në aksidentin mes autobusit dhe një automjeti...
Slot ka dhënë një mesazh të fortë për futbollistët e tij në ...
Mbappe: Askush në Real Madrid nuk do të pendohet kurrë për n...