Anëtari boshnjak i Këshillit Presidencial të Bosnjë e Hercegovinës (BeH) Bakir Izetbegoviç në lidhje me referendumin e mbajtur ditën e djeshme në Turqi ka vlerësuar se “Rezultati do të çojë në stabilitet dhe do të forcojë edhe më shumë Turqinë në rajon”, raporton Anadolu Agency (AA).
Izetbegoviç ka vlerësuar referendumin në Turqi në një deklaratë të bërë për gazetrët gjatë pjesëmarrjes në një aktivitet të mbajtur në kryeqytetin Sarajevë.
Duke shprehur se është i kënaqur që sipas rezultateve jozyrtare në referendum ka dalë “po” rezultati në lidhje me referendumin e mbajtur për ndryshimet kushtetuese Izetbegoviç ka vënë në dukje se votimi popullor në 10 vitet e fundit është mbështetur edhe nga një pjesë e popullatës që janë opozitarë në disa çështje.
Lideri boshnjak duke përgëzuar popullin turk për rezultatin e dalë tha se “Rezultati do të çojë në stabilitet dhe do të forcojë edhe më shumë Turqinë në rajon”.
Ndër të tjera duke vënë theksin se Turqia është stabilizues i rajonit dhe luan një rol pozitiv, Izetbegoviç ka shtuar më tej se është i mendimit që është pozitive që në Turqi të jetë i pranishëm një lider i fuqishëm.
Referendumi popullor në Turqi u ndoq nga afër edhe në BeH, ku dhe pas njoftimit të rezultateve jozyrtare mbrëmë janë organizuar festime nga turqit dhe boshnjakët që jetojnë në kryeqytetin Sarajevë të BeH-së.
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor