Kryesuesi i Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës (BeH), Bakir Izetbegoviç në kuadër të vizitës zyrtare në Palestinë ka biseduar me presidentin e Palestinës, Mahmoud Abbas, raporton Anadolu Agency (AA).
Izetbegoviç dhe Abbas konfirmuan marrëdhëniet miqësore dhe dypalëshe të BeH-së dhe Palestinës. Ata shkëmbyen pikëpamje lidhur me situatën aktuale në të dyja vendet, situatën dhe raportet në rajon si dhe zonën e Lindjes së Mesme.
Izetbegoviç ka thënë se BeH me shqetësim të thellë ka ndjekur ngjarjet e fundit tragjike në Rripin e Gazës, dhe se Presidenca e BeH-së ka kërkuar ndërprerjen e menjëhershme të dhunës dhe rinisjen e dialogut.
Ai rikujtoi faktin se BeH ka mbështetur rezolutën e Asamblesë Parlamentare të OKB-së, e cila bën thirrje për mbrojtjen e civilëve palestinezë.
Izetbegoviç potencoi se BeH mbështet fuqishëm mbajtjen e konferencës paqësore e cila do të sjellë zgjidhje të drejtë dhe afatgjate të konfliktit, të mbështetur në parimin e të drejtës ndërkombëtare e cila parashikon themelimin e dy shteteve të pavaruara.
Ai bëri thirrje për respektimin e rezolutave të OKB-së për dhënien fund të gjitha formave të dhunës dhe ndërprerjen e ndërtimeve në territoret e pushtuara palestineze, për të krijuar kushte për rinisjen e bisedimeve paqësore dhe zgjidhjen e problemit disa dekadash.
Izetbegoviç në Ramallah u prit me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake, ndërsa para takimit me Abbas, vizitoi mauzoleun ku vendosi kurorë lulesh duke nderuar ish udhëheqësin palestinez, Yasser Arafat.
Pjesë e delegacionit të BeH-së ishin ministri i Jashtëm Igor Crnadak, Zoran Gjeriç këshilltari i anëtarit të presidencës së BeH nga RS Mladen Ivaniç dhe Igor Planiç këshilltari i anëtarit kroat të presidencës Dragan Çoviç.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...