Ivanka Trump, vajza e presidentit të SHBA Donald Trump dhe këshilltarja e tij, nuk do të jetë kandidate e SHBA për kreun e Bankës Botërore.
Ajo, megjithatë, do të ndihmojë në përzgjedhjen e kandidatëve amerikanë, njoftoi Shtëpia e Bardhë, transmeton Bloomberg.
Presidenti i Bankës Botërore, Jim Yong Kim papritur javën e kaluar njoftoi se heq dorë nga kjo pozitë, më shumë se tre vjet para përfundimit të mandatit.
“Sekretari amerikan i Thesarit Steven Menuchin ka kërkuar nga Ivanka Trump për të ndihmuar në procesin e zgjedhjeve të SHBA, e cila në dy vjetët e fundit ka punuar ngushtë me udhëheqjen e Bankës Botërore”, ka thënë Jessica Dito, zëvendësdrejtoreshë e komunikimit në Shtëpinë e Bardhë.
Dito theksoi se informacioni rreth konsideratës së Ivanka si kandidate ishte i pasaktë.
Komiteti i Bankës Botërore njoftoi të enjten se do të fillojë të marrë nominimet për një udhëheqës të ri muajin e ardhshëm dhe se do të emërojë një zëvendësim për Kim deri në mes të prillit.
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...
Begaj pret ministrin Sikorskin: Vazhdim i mbështetjes për in...