Google ADS

Ivanka skeptike ndaj propozimit të babait të saj për armatosjen e mësuesve

08:14 | 26 Shkurt 2018
Arbresh.info

Vajza e presidentit Donald Trump, Ivanka Trump e shikon me skepticizëm propozimin e babait të saj për të armatosur mësuesit.
“Nuk e di nëse mësuesit e aramtosur mund t’i mbrojnë studentët”, tha ajo.

Vajza e Presidentit Trump tha më tej se “një mësues i aramtosur që kujdeset për studentët e tij dhe që është i aftë dhe i kualifikuar për të patur amrë nuk është një ide e keqe, por duhet të diskutohet”

Deklarata e Ivanka Trump, u bë në ceremoninë e mbylljes së Olimpiadës dimërore në Korenë e Jugut.

Propozimi i Presidentit Trump për të armatosur mësuesit erdhi pas sulmit me armë në një shkollë në Florida ku humbën jetën 17 persona.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme