Ish gruaja e Presidentit amerikan, Ivana Trump, i ka dalë në mbrojtje Donald Trumpit mbi kritikat që i janë bërë së fundmi, ku edhe u quajt racist.
Presidenti Trump shkaktoi zemërim të madh në një pjesë të madhe të botës, pasi i quajti disa vende afrikane si “vende qenefi”, shkruan CNN, transmeton portali arbresh.info
Ai këto komente i bëri gjatë një takimi me dyer të mbyllura në të cilin diskutohej mbi emigracionin.
Ish gruaja e parë e Presidentit Trump, i ka kundërshtuar akuzat gjatë një interviste në emisionin “Good Morning Britain”, në Britani të Madhe.
“Donald nuk është aspak racist. Ai ndonjëherë flet gjëra të pakuptimta, por që nuk i ka me gjithë mend, por nuk është racist”, ka thënë ajo.
Ivana Trump thotë se ka miqësi të mirë me Presidentin, por ka theksuar se ata nuk flasin për politikë.
Donald Trump dhe Ivana kanë qenë të martuar që nga viti 1977 deri në vitin 1992./arbresh.info/
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin