Iu publikua video në pozitë komprometuese, largohet nga kandidatura për bashkinë e Parisit

18:10 | 14 Shkurt 2020
Arbresh.info

Një video seksi i ka dhënë fund shpresave të kandidatit nga partia në pushtet për t’u zgjidhur kryebashkiak i Parisit.

Ish zëdhënësi i qeverisë së Emmanuel Macronit, Benjamin Griveaux, i cili ishte në margjinat e garës me sa duket ishte në shënjestër nga një artist protestues rus që e akuzonte atë për hipokrizi, transmeton portali arbresh.info.

“Askush nuk duhet t’i nënshtrohet një abuzimi të tillë,” tha z. Griveaux, 41 vjeç.

Videoja, duke treguar një burrë në një pozitë kompromentuese, u përhap shpejt në mediat sociale vonë të enjten.

Petr Pavlensky, i cili kërkoi azil nga Rusia në 2017, tha se ai e kishte postuar videon në internet.

Kundërshtarët nga i gjithë spektri politik shprehën zemërimin e tyre.

Kryebashkiakja aktuale Anne Hidalgo apeloi për respektimin e jetës private të njerëzve, ndërsa udhëheqësi i së majtës Jean-Luc Mélenchon e dënoi sulmin si “të urryer”. Udhëheqësi i ekstremit të djathtë, Marine Le Pen sugjeroi që për hir të demokracisë Z. Griveaux ndoshta nuk duhet të kishte dhënë dorëheqjen.

“Familja ime nuk e meriton këtë. Unë nuk jam i përgatitur të ekspozoj më familjen time dhe veten time kur lejohen të gjitha këto sulme. Kjo shkon shumë larg”, tha Griveaux, ish kandidat për kryebashkiak./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme