Një bari 45-vjeçar me origjinë nga Sardenja dhe me banim në Arezzo është autori i dyshuar i vrasjes së një shqiptari 22-vjeçar mbrëmë në Sinalunga, provinca e Sienas.
Krimi ndodhi mbrëmë, rreth orës dhjetë, gjatë ndeshjes finale të Kupës së Italisë midis Juventusit e Milanit, kur bariu hyri në banesën e një familjeje shqiptare (që nuk duket se ka lidhje gjaku me viktimën) dhe shtiu një herë drejt 22-vjeçarit, duke e goditur në qafë.
Ai vdiq pak çaste më pas.
Pas vrasjes, bariu sard (banor në Cortona, provinca e Arezzos) u largua në këmbë, por rreth një kilometër larg vendit të krimit ra në një gropë ku theu këmbën.
Vazhdoi përpjekjet për t’u larguar, por u vu re nga karabinierët, të cilët e arrestuan dhe e dërguan në spital për mjekim, në pritje të masës së arrestit që do t’i komunikohet nesër, raporton Syri.net
Karabinierët kanë gjetur armën e krimit, ndërkohë që ende nuk dihet motivi i vrasjes, ndonëse duket si një larje hesapesh./syri.net
KG i FFK-së hap procedurë disiplinore ndaj Llapit dhe trajne...
Kurti: Prapa sulmit terrorist në Ibër Lepenc qëndron Millan ...
SHBA do të rrisë prodhimin e raketave
Barcelona mbetet sërish pa Torresin
Kushtetuesja shtyn për janar shqyrtimin e kërkesës së ish-kr...
“Mua më pëlqen është çikë e mirë”, Driloni flet me Rovenën p...