Kryebashkiaku i Venedikut ka premtuar se do të marrë masa, pasi disa turistë japonezë kanë pretenduar se kanë paguar një faturë prej 1,100 eurosh për katër biftekë, një pjatë peshk dhe ujë.
Ata i janë ankuar policisë pas marrjes së faturës në restorantin Osteria da Luca afër Sheshit të famshëm të Shën Markut, transmeton portali arbresh.info
Në një postim në Tëitter, kryebashkiaku Luigi Brugnaro tha se autoritetet do “të shqyrtojnë plotësisht këtë rast.
“Nëse kjo ngjarje e turpshme konfirmohet, ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të ndëshkuar ata që janë përgjegjës, ne jemi për drejtësi”, tha ai.
Në TripAdvisor, Osteria da Luca ka një rezultat prej 1.5 yjesh, ku rreth 83 përqind e njerëzve e kanë cilësuar atë si të “tmerrshëm”./arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?