Italia zgjat masat e rrepta

00:33 | 16 Janar 2021
Trina Galanxhi

Kryeministri italian, Giuseppe Conte, ka lëshuar një dekret përmes së cilit ka zgjatur kufizimet e kontrolluara për shkak të pandemisë.

Ky vendim ka ardhur pasi Ministria e Shëndetësosë ka paralajmëruar që situata është duke u përkeqësuar, transmeton portal arbresh.info

Me urdhërin e ri, ora e ndalimit shtrihet nga ora 10 e natës deri në 5 të mëngjesit, dhe do të vazhdojë deri me 5 mars.

Palestrat dhe pishinat do të qëndrojnë të mbyllura në të gjithë Italinë, ndërsa ushqimet fast-food nuk do të lejohen pas orës 6 të mbrëmjes, shkruan Guardian.

Dekreti zgjati ndalimin e lëvizjes midis rajoneve deri më 15 shkurt dhe qytetarët do të jenë në gjendje të udhëtojnë vetëm për shkak të punës, shëndetit ose emergjencave të tjera.

Qeveria italiane pritet të largojë shumicën e masave të rrepta në rajonet ku normat e infeksionit janë mjaft të ulta.

Italia ka qenë dhe vazhdon të mbetet një nga vendet më të goditura gjatë pandemisë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme