Italia ka vendosur në karantinë 16 milion njerëz gjatë luftimit të saj kundër koronavirusit.
Kushdo që jeton në Lombardi dhe në 14 provincat tjera i duhet një leje speciale për të udhëtuar. Milano dhe Venecia gjithashtu janë të prekura shkruan arbresh.info
Shkollat, palestrat, pishinat, resortet për skijim do të jenë të mbyllura gjithashtu të gjitha ngjarjet në hapësirat private dhe publike do të ndalohen, tha kryeministri i Italisë Giuseppe Conte.
E gjithë kjo do të zgjat deri me 3 prill.
Javën e kaluar qeveria urdhëroi mbylljen e shkollave dhe universiteteve në të gjithë vendin për 10 ditë.
Italia ka numrin me rastet më të shumta të personave të prekur me koronavirus në Evropë e cila vetëm të shtunën ka pranuar një rritje të numrit të infektuarve.
Numri i të vdekurve në Itali ka kaluar shifrën prej 230 personave, vetëm brenda 24 orëve janë raportuar 36 vdekje. Numri i të infektuarve ka arritur nga 1,200 në 5,883 të shtunën./arbresh.info/
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion
Fjalimi i Presidentes, Tahiri: Deklaratat se nuk mund t’i be...
Kuvendi pritet të mbajë tri seanca, njëra për mandatin qever...