Parlamenti italian ka aprovuar me 240 vota pro, 176 kundër e 12 abstenim, një paketë të re ligjore mbi përballimin e problematikës së fluksit të madh të emigrantëve që çdo ditë mbërrijnë në brigjet e në territorin italian.
Kjo paketë ligjore përmban dispozita urgjente në mbrojtjen ndërkombëtare të azilkërkuesve si dhe në luftën kundër emigracionit.
Paketa e re ligjore sjell risi të rëndësishme në përshpejtimin e procedurave administrative e juridike ndaj emigrantëve që kërkojnë statusin e refugjatit me mbrojtje ndërkombëtare, në operacionet të identifikimit të personave me prejardhje nga vendet jashtë Bashkimit Europian si dhe ndaj efikasitetit të luftës kundër emigracionit ilegal.
E reja absolute e kësaj pakete normative është reduktimi vetëm në një shkallë gjykimi, i kërkesave të azilkërkuesve, bazuar në një model të ri ligjor të përcaktuar nga Gjykata Europiane e mbojtjes së të drejtave të njeriut. Eliminohet ankesa në gjykatën e Apelit e azilkërkuesi ka të drejtë që brenda 30 ditësh të kërkojë apelimin e kërkesës së tij në Gjykatën e Lartë. Afati i marrjes së vendimit shkurtohet nga 6 muaj që ishte më parë në 4 muaj.
Pranë gjykatave të Apelit në qytetet Bari, Bolonjë, Breshia, Kaliari, Katania, Katanzaro, Firence, Milano, Palermo, Roma, Napoli, Torino e Venezia do të ngrihen 26 seksione të reja të specializuara në fushën e emigracionit e të drejtës ndërkombëtare të azilkërkuesve.
Paketa ligjore e qeverisë italiane parashikon gjithashtu ngritjen e 21 qëndrave të reja e të përkohshme për riatdhesimin e emigrantëve, të shpërndara në mënyrë homogjene në të gjithë territorin kombëtar e larg qëndrave të banimit. Qëndrat e mëparshme të identifikimit e dëbimit të emigrantëve (CIE, Centro identificazioe e espulsione) do të emërtohet Qëndra të Qëndrimit për Riatdhesim (CPR, Centro permanenza rimpatrio). Këto qëndra do të kenë nëj kapacitet 10150 vendesh me kushte që garantojnë respektin e plotë të dinjitetit njerëzor.
Komisionet territoriale do të riforcohen me punësimin e 250 specialistëve të rinj për të përshpejtuar kërkesat e njohjes së statusit të emigrantit si dhe për t’i ardhur në ndihmë procesit të identifikimmit e të riatdhesimit të tyre.
Gjithashtu mes Prefektuara e komunave do të vendosen linja të reja bashkëpunimi me qëllimin punësimin e azikërkuesve në sektorin e shërbimeve sociale.
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – arrestohen katë...
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...
Murati: Afati për përditësimin e aplikimeve për subvencionim...
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...