Autoritetet italiane, pas rritjes së numrit të të infektuarve me koronavirus, kanë shtrënguar masat e parashikuara epidemiologjike në taksi, trena dhe autobusë.
Ministria e Infrastrukturës dhe Ministria e Shëndetësisë në Itali kanë theksuar se vetëm dy pasagjerë do të ulen në pjesën e pasme të makinës, ndërsa sedilja përpara duhet të jetë bosh, transmeton portal arbresh.info
Policisë hekurudhore i është dhënë autoriteti që të ndalojë trenat me pasagjerë nëse dyshohet se në tren ndodhet një person i infektuar me Covid-19. Në atë rast, sipas raportimeve të mediave, pjesa e trenit në të cilën është infektuar duhet të dezinfektohet në mënyrë që treni të vazhdojë udhëtimin e tij.
Gjithashtu, nëse është e mundur, veçanërisht në stacionet e mëdha si Roma, Milano dhe Firence, do të kontrollohet për pasagjerët para se të hipin në trenat ndërqytetës, të ashtuquajturat “green pass”, versioni italian i certifikatave të Covid-it.
Në autobusë do të ketë një mur mbrojtës midis pasagjerëve dhe drejtuesve të automjeteve dhe mbajtja e maskave mbetet e detyrueshme, si në trena dhe taksi.
Numri i personave të infektuar me Covid-19 është duke u rritur ndjeshëm në Itali.
Incidenca shtatë-ditore ishte 78 të premten dhe 53 një javë më parë, tha ministria e shëndetësisë.
Të hënën, mbi 84 për qind e italianëve mbi 12 vjeç u vaksinuan plotësisht dhe të paktën 87 për qind morën një dozë të vetme./arbresh.info/
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...