Qeveria e Italisë të mërkurën (24 nëntor) vendosi që të përjashtojë personat e pavaksinuar nga disa aktivitete publike në një pëpjekje për të ndaluar shpërndarjen e koronavirusit.
Një dekret i ri qeveritar gjithashtu i ka bërë vaksinat të detyrueshme për stafin e sundimit të ligjit, ushtrinë si dhe të gjithë punëtorët në shkolla.
Më herët, vaksinat kërkoheshin vetëm për stafin mjekësor si dhe për mësimdhënësit.
Kryeministri Mario Draghi tha se masat ishin të nevojshme për të ndaluar rritjen “e ngadalshme por stabile” të rasteve të infektimit.
Sipas tij këto masa ndihmojnë edhe për ta mbajtur rikthimin e ekonomisë italiane si e treta në Bashkimin Evropian, ekonomi kjo që u zvogëlua për 8.9 për qind vitin e kaluar.
“Kemi filluar të kthehemi në normalitet. Ne duam ta mbajmë këtë normalitet”, tha Draghi në një konferencë pasi kabineti qeveritar vendosi në mënyrë unanime për masat.
Italia, aty ku pandemia nisi të shpërndahet në Evropë për herë të parë gjatë vitit 2020, ka parë një rritje të numrit të të infektuarve por në një masë më të vogël se shtetet e tjera të BE-së.
Italia ka shënuar rreth 10 mijë raste të reja në ditë dhe më pak se 100 vdekje në ditë.
Ky shtet ka vaksinuar plotësisht më shumë se 84 për qind të popullsisë mbi moshën 12 vjeçare.
Ndryshe nga shumë shtete të tjera, Italia nuk i ka hequr shumicën prej masave kufizuese edhe kur numrat e infektimeve ranë.
Maskat në vende të mbyllura vazhdojnë të qëndrojnë në fuqi ndërsa muajin e kaluar, Italia u bë shteti i parë në perëndim që kërkoi një pasaportë të shëndetit për të shkuar në punë.
Kjo pasaportë e shëndetit kërkon dëshmi për vaksinim, shërim nga COVID-19 ose një test negativ.
Ndërkaq tani, personat e pavaksinuar nuk mund të shkojnë në kinema, teatër ose të hanë në ambiente të mbyllura në datat nga 6 dhjetori deri më 15 janar ose dhe më tutje në rajonet ku infeksionet po rriten.
Dekreti shtetëror kërkon që një pasaportë shëndetësore të kërkohet edhe për të hyrë në hotel ose për të përdorur transportin publik./Rel/
Rusia mbyll muzeun e njohur që dokumenton mizoritë e Gulagut
Edi – Gjestit: S’ki nevojë me u tut se dola unë tash!
Krasniqi: Që të rinjtë të qëndrojnë në Kosovë, atyre u duhet...
Pamje nga veriu, pas shpërthimit në kanalin e ujit në Zubin ...
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri
Vota e emigrantëve, kreu i KQZ: 30 ditë nuk mjaftojnë për po...