Italia ka urdhëruar për bllokimin e përdorimit të TikTok te përdoruesit e mitur, pas një vajzë 10-vjeçare humbi jetën duke bërë një sfidë virale.
Autoritetet thanë se ndalimi i përkohshëm do të zgjasë deri në 15 shkurt, transmeton portali arbresh.info
Ndalimi vjen pas vdekjes së një vajze të re në Palermo, e cila kishte marrë pjesë në një “sfidë” në internet që ka qenë virale në platformë.
“Autoriteti Italian për Mbrojtjen e të Dhënave (GPDP) ka urdhëruar Tik Tok të bllokojë menjëherë përdorimin e të dhënave të përdoruesit për të cilat mosha e përdoruesit nuk është konstatuar me siguri,” thuhet në deklaratë.
Aplikacioni në pronësi kineze është ndaluar të përpunojë të dhëna të përdoruesit që nuk janë “në përputhje me dispozitat që lidhen me kërkesat e moshës”.
Presidentja e Komisionit të Italisë për fëmijërinë dhe adoleshencën, Licia Ronzulli, e përshkroi ndalimin si “të drejtë dhe me kohë”, shkruan euronews.
“Siguria e të miturve duhet të mbrohet me çdo kusht dhe ne nuk mund, siç ndodhi në Palermo, të lejojmë që një rrjet social të jetë bashkëpunëtor në një vetëvrasje”, shtoi ajo.
TikTok edhe më parë ishte akuzuar për shkelje të privatësisë së të dhënave nga GPDP, sidomos për mungesën e vëmendjes për mbrojtjen e të miturve.
Rrjeti social ishte akuzuar gjithashtu për politika të dobëta, të cilat lejuan përdoruesit nën moshën 13 vjeç të shmangin rregullat e kufizuara për moshën.
Zyra e prokurorit publik në Palermo tregoi se ka hapur një hetim për TikTok për “nxitje të vetëvrasjes” pas vdekjes së 10-vjeçares nga asfiksia, e cila nxiti reagime të forta në të gjithë Italinë./arbresh.info./
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...