Italia teston vaksinën, paguan rreth 700 euro vullnetarët

23:41 | 26 Gusht 2020
Trina Galanxhi

Italia ka filluar testimin e vaksinës anti-Covid-19 tek njerëzit, duke vendosur kështu që nëse testimi tregon rezultat pozitiv, atëherë prodhimi i vaksinës do të bëhet i mundshëm që në pranverë të vitit tjetër.

Në mesin e 3 mijë vullnetarëve, vaksina do të testohet fillimisht te 90 persona, transmeton portal arbresh.info

Sipas medias italiane “Archyde”, vullnetarët i janë nënshtruar dozës së parë të vaksinimit në një spital të specializuar, ndërsa theksohet se ata janë paguar rreth 700 euro për dakordimin e testimit për vaksinën anti-korona.

45 persona të moshës 18 deri në 55 vjeç dhe i njëjti numër në grupmoshën midis 65 dhe 85 u zgjodhën për testimin e vaksinave.

Burrat në grupmoshën midis 31 dhe 46 vjeç janë grupi i parë që marrin vaksinën.

Faza e parë eksprimentale do të zgjasë tetë deri në dhjetë javë, ndërsa faza e dytë dhe e tretë janë planifikuar që të përfundojnë në fund të vjeshtës.

Kujtojmë se Italia ka qenë një ndër vendet më të prekura nga infeksioni Covid-19, ndërsa edhe pas masave të marrave dhe izolimit më të gjatë në tërë Europën, ajo vazhdon të ketë një numër në rritje të të infektuarve gjatë ditëve të sotme, duke konsideruar se vendi është duke kaluar në fazën e dytë të koronavirusit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme