Google ADS

Italia tejkalon shifrën prej 30 mijë të vdekurve nga Covid-19, më e larta në Evropë

21:41 | 8 Maj 2020
Arbresh.info

Italia është bërë vendi i parë në Bashkimin Evropian që regjistroi më shumë se 30,000 vdekje të lidhura me koronavirusin.

Ajo ka raportuar 243 fatalitete të reja, më pak se 274 sa ishte një ditë më parë, duke e çuar totalin në 30,201, transmeton portali arbresh.info.

Numri ditor i rasteve të reja të konfirmuara ra pak në 1.327, duke e çuar numrin e përgjithshëm të infeksioneve në 217,185.

Italia ka numrin e tretë më të lartë të vdekjeve të regjistruara zyrtarisht të koronavirusit në botë, pas Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë së Madhe.

Britania kaloi shifrën 30,000 të mërkurën. Spanja është vendi i tretë i prekur më keq nga Evropa me më shumë se 26,000 vdekje.

Italia ishte vendi i parë në Evropë që vendosi izolimin kur rastet e koronavirusit filluan për herë të parë të shfaqen në rajonet veriore në shkurt./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme