Një anije italiane e rojes bregdetare që mbante më shumë se 900 emigrantë u lejua të zbarkonte në Sicili, pak pasi Italia kundërshtoi lejimin e një anije me emigrantë që të zbarkonte në vend.
Anija Diciotti mbërriti në portin e Catania dhe emigrantët filluan të zbrisnin, tha një fotograf i AFP-së, transmeton portali arbresh.info
Një zyrtar nga rojet bregdetare tha se janë shpëtuar më shumë se 900 emigrantë, të cilët u shpëtuan nga operacione të shumta jashtë brigjeve të Libisë.
Qeveria e re populiste në Itali u sulmua nga vendet e BE-së, pasi refuzoi të lejonte një anije me 629 emigrantë, përfshirë edhe fëmijë, që të zbarkonte në vend.
Italia është kritikuar më shumë nga Franca, nga e cila edhe po pret një kërkim falje, ndërsa Spanja ka hapur dyert për emigrantët që kishin mbetur në det për disa ditë.
Ministri i ri i brendshëm i Italisë Matteo Salvini këmbënguli të martën se portet e vendit nuk do të ishin më të hapura për anijet e huaja që mbanin emigrantë.
Ai ka akuzuar në mënyrë të përsëritur organizatat bamirëse që po punojnë me trafikantët e qenieve njerëzore, por tha se Italia nuk do të ndalonte shpëtimin e varkave me migrantë./arbresh.info/
11 të akuzuarit në rastin “Subvencionet 1” dënohen me 31 vje...
Murati i reagon Ramës: Në vend se të kërkoni fajtorin gjetiu...
Milan dhe Hernandez afër marrëveshjes së re, ja sa do të për...
Rreth 57 miliardë dollarë dëme nga zjarret në Los Anxhelos
Sveçla fton diasporën që të votojnë
Bora Zemani feston sot ditëlindjen