Italia ka lejuar një anije humanitare me 800 emigrantë të shpëtuar nga deti, duke duke përfshirë rreth dyqind të mitur dhe pesë gra shtatzëna, të ankorohej në Trapani, Siçili.
Ky miratim u dha vetëm disa orë pasi një organizatë humanitare dërgoi ushqime dhe batanije në anije.
Anija Sea Eye 4 shpëtoi 400 njerëz në det të mërkurën dhe 400 të tjerë nga një anije që po fundosej të enjten, transmeton portal arbresh.info
Në bord ndodheshin më shumë se 200 të mitur, duke përfshirë “disa fëmijë nën moshën 10 vjeç” dhe pesë gra shtatzëna, tha OJQ-ja në një deklaratë, duke specifikuar se 200 persona kishin marrë ndihmë mjekësore në bord.
Italia është një nga pikat kryesore të hyrjes në Evropë për emigrantët.
Italia është një nga pikat kryesore të hyrjes në Evropë për emigrantët nga Afrika e Veriut, veçanërisht Tunizia dhe Libia, nga ku ka dukshëm më shumë largime se në vitet e mëparshme.
Gati 55 mijë emigrant kanë arritur në Itali që nga fillimi i vitit, nga më pak se 30 mijë në vitin 2020, sipas Ministrisë së Brendshme.
Në përputhje me politikën e “mbylljes” së ish-ministrit të Brendshëm italian Matteo Salvini, vendeve të tjera evropiane iu desh të pranonin një numër emigrantësh të shpëtuar në mënyrë që anijes t’i jepej një vend./arbresh.info/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...