Italia shkatërron grupin e shpërndarjes së drogës: Drejtohej nga dy shqiptarë

01:05 | 10 Nëntor 2021
Trina Galanxhi

Autoritetet italiane njoftuan se kanë shkatërruar një grup kriminal i përbërë nga shqiptarë dhe italianë që operonin në veri të vendit në tregun e shpërndarjes së lëndëve narkotike, kryesisht hashash dhe kokainë.

Sipas mediave lokale, në pranga kanë rënë disa persona, pasi operacioni është shtrirë në disa qytete si Emilia-Romagna, Veneto, Piemonte dhe Lombardi.

Gjykata kishte caktuar për 5 persona masën e sigurisë “arrest në burg”, 4 në arrest në shtëpi, ndërsa për një person është caktuar masë më e butë, detyrim paraqitje.

Organizata kriminale drejtohej nga dy vëllezër me origjinë shqiptare, të cilët banonin në Holandë.
Policia ka arritur që të sekuestrojë rreth 7.5 kilogramë kokainë, një plantacion kanabisi me 93 bimë, 14 gramë marijuanë dhe mbi 10 mijë euro para të thata, që dyshohet se janë fituar nga aktiviteti kriminal.

Gjithashtu janë sekuestruar prona, makina dhe llogari bankare./gsh/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme