Italia rrezikon të mbetet pa qeveri në mes të pandemisë

00:48 | 14 Janar 2021
Trina Galanxhi

Ish kryeministri italian Mateo Renzi njoftoi sonte se po tërheq ministrat nga partia e tij “Italy Viva” nga qeveria.

Tërheqja e e lë koalicionin qeverisës pa shumicë në parlament.

Vendimi i tij, i njoftuar në një konferencë shtypi, po e shtyn Italinë në kaos politik ndërsa vendi përpiqet t’i bëjë ballë pandeminë e koronavirusit, raporton Reuters, transmeton portali arbresh.info

Renzi kërcënoi se partia e tij do të linte qeverinë për shkak të pakënaqësisë mbi planet e Kryeministrit Giuseppe Conte për të shpenzuar miliarda euro në Bashkimin Europian.

Italia, e goditur rëndë nga pandemia, është duke kaluar edhe një krizë të rëndë ekonomike./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme