Google ADS

Italia raporton vdekjen e parë nga koronavirusi

08:21 | 22 Shkurt 2020
Arbresh.info

Një burrë italian me koronavirus ka vdekur të premten, duke e shënuar vdekjen e parë të një evropiani nga sëmundja që është përhapur nëpër botë.

Burri i moshuar vdiq në një spital në qytetin verior të Padovës, tha të premten Ministri italian i Shëndetësisë Roberto Speranza, transmeton portali arbresh.info.

Ai tha se 78-vjeçari kishte qenë në spital për 10 ditë për një sëmundje të palidhur.

Viktima ishte një nga dy personat që kishin testuar pozitivisht për COVID-19 në rajonin e Veneto. Fundjava e kaluar, Franca raportoi vdekjen e parë në Evropë nga virusi – një turist kinez që kishte qenë duke vizituar Parisin./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme