Ditën e sotme, në Itali janë prezantuar të dhënat për vaksinën e prodhuar atje, “ReiThera”.
Sipas medieve vendase vullnetarë për testimin e vaksinës kanë qenë 100 persona, ndërsa 45 u vaksinuan me doza të ndryshme.
Lajmi i mirë është se vaksina e prodhuar në Itali është 92.5% efektive dhe mund të merret vetëm një dozë e saj.
Drejtori shkencor i Spallanzani, Giuseppe Ippolito shpjegoi gjithashtu se nuk ka pasur ndonjë efekt serioz negativ në 28 ditët e para pas vaksinimeve.
Gjatë konferencës për shtyp për të paraqitur rezultatet e fazës së parë, Ippolito theksoi:
“Ne regjistruam 100 persona dhe 45 u vaksinuan me doza të ndryshme dhe të gjithë ishin të sigurtë: vaksina nuk kishte efekte anësore.
Në 28 ditët e para pas vaksinimeve, ajo shfaqi një rezultat më të mirë se Moderna dhe Pfizer që patën efekte anësore.
Kulmi i prodhimit të antitrupave në 4 javë mbetet konstante dhe vaksina merret me një dozë të vetme.”
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën