Duke folur në një konferencë të përbashkët shtypi me homologun e tij francez, kryediplomati italian tha se bashkëpunimi midis Italisë, Gjermanisë dhe Francës sjell gjithmonë rezultate të mira për Evropën
Italia ka rihapur kufijtë e saj si pjesë e fazës përfundimtare të lehtësimit të masave të izolimit nga koronavirusi i ri (COVID-19) dhe pret reciprocitet nga vendet tjera të Bashkimit Evropian (BE), tha ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio.
Duke folur në një konferencë të përbashkët shtypi me homologun e tij francez, Jean-Yves Le Drian, Di Maio tha se bashkëpunimi midis Italisë, Gjermanisë dhe Francës sjell gjithmonë rezultate të mira për Evropën.
“Besojmë se ka nevojë për një rregull të standardizuar që garanton udhëtimin e sigurt dhe të pandërprerë për qytetarët evropianë në turizëm”, tha diplomati i lartë italian, duke theksuar se nuk duhet të ketë veprime të ndara në turizëm brenda BE-së.
Di Maio gjithashtu theksoi se është “e gabuar” që disa shtete anëtare nuk kanë rihapur kufijtë e tyre.
Le Drian tha se BE-së i duhet “koordinim i mirë” për rihapjen e kufijve dhe “nuk ka dyshim se 15 qershori do të jetë data në të cilën mund të vendoset kjo zgjedhje e dytë”.
Të dy ministrat e jashtëm po ashtu diskutuan për krizën në Libi. “E ardhmja e Libisë padyshim u përket libianëve dhe siguria e vendeve tona është e lidhur direkt me sigurinë në Libi”, tha Le Drian.
Italia është një nga vendet e para në Evropë që rihap kufijtë e saj drejt turizmit ndërkombëtar, duke shpresuar të rinisë industrinë e saj kryesore të turizmit, e cila është goditur shumë nga pandemia.
Tani vizitorët që vijnë nga BE dhe vendet e Shengenit nuk do të duhet t’i nënshtrohen karantinës dyjavore pasi hyjnë në vend./AA/
Dëmtohet kablloja elektrike nënujore që lidh Finlandën dhe E...
Pritjet në piken kufitare te Dheu i Bardhë mbi gjysmë ore
Presidenti i FFK-së takohet me kryetarin e Gjilanit, diskuto...
Kurti e Vitia nesër marrin pjesë në ceremoninë e vënies së g...
Gjesti ia mori dhe ia veshi duksin dhuratë të Xhenetës – ja ...
Kurti dhe Rizvanolli vizitojnë KRU “Hidroregjioni Jugo...