Janë duke u bërë përgatitjet e fundit, që në Evropë të bëhet një hapje e kujdesshme dhe të përfundojë bllokimi si pasojë e coronavirusit, pasi duket se shkalla e pandemisë është duke rënë.
Spanjollët i kanë mbushur dje rrugët, ku dolën të vraponin dhe të ngitnin biçikletat, pas mbylljes prej 48 ditëve, derisa Italia ka marra masa që nga nesër t’i lehtësojë gradualisht masat.
Më shumë se 242,000 njerëz kanë vdekur dhe 3.4 milionë janë infektuar në të gjithë botën nga ky virus, i cili ka lënë gjysmën e njerëzimit nën një formë bllokimi dhe e shtyu ekonominë globale drejt rënies së saj më të keqe që nga Depresioni i Madh.
Meqenëse shenjat tregojnë se situata është nën kontroll, disa pjesë të Evropës dhe Shteteve të Bashkuara kanë filluar të heqin kufizimet, në përpjekje vazhdohet jeta normale dhe të përmirësohet ekonomia e gjymtuar nga javë të tëra mbylljesh dhe banorëve t’ju largohet presioni që kanë si pasojë e qëndrimit mbyllur.
Pas një bllokimi dy-mujor, në Itali – që e ka numrin e dytë në botë, sa i përket vdekjeve nga coronavirusi – nga nesër njerëzit do të lejohen të shëtisin nëpër parqe dhe të vizitojnë të afërmit, ndërsa ushqimet e përgatitura, vetëm mund t’i marrin me vete.
Në Hungari, disa dyqane dhe muze, hapësira në natyrë, restorante dhe hotele, plazhe dhe banja mund të rihapen nga e nesër – por kufizimet do të mbesin në kryeqytetin Budapest, i cili ka regjistruar rreth 70 për qind të rasteve në këtë shtet.
Gjermania gjithashtu do të vazhdojë lehtësimet në fillim të javës, derisa shkollat në disa zona pritet të rihapen gjatë javës që vjen, ndërsa Sllovenia dhe Polonia do të lejojnë që disa biznese dhe hapësira publike të funksionojnë përsëri.
Franca do ta heqë pjesërisht bllokimin më 11 maj, përfshirë rihapjen e shkollave fillore.
Derisa mjekët kanë bërë të ditur se mund të ketë një valë të re të pandemisë, kërkohet që të përdoren dorezat dhe maskat si dhe të mbahet distanca sociale, në mënyrë të shmangies nga infektimi.
Hetimet për sulmin në Magdeburg, të dyshuarit i është caktua...
Drita për t’u rikthyer te fitoret, Feronikeli ’74 për befasi...
Sara vazhdon të mendojë se pëlqimi i Fitimit ndaj saj nuk ës...
Rama shpërndan titujt e pronësisë për shtëpitë e trashëguara...
Murati tregon se kur pritet t’i ekzekutojnë nga 100 euro për...
“Nuk dua që me dal prej një darke i lumtur, e nesër përsëri ...