Italia po shqyrton vendosjen e masave të reja mes shqetësimeve për Omicronin

15:41 | 21 Dhjetor 2021
A. B.

Qeveria e Italisë po shqyrton masa të reja për të shmangur një rritje të infeksioneve nga COVID-19 gjatë periudhës së festave, raportuan gazetat lokale të dielën, mes shqetësimeve për përhapjen e variantit të coronavirusit, Omicron.

Pas një takimi me ministrat që pritet të mbahet më 23 dhjetor, kryeministri Mario Draghi, mund të vendosë një obligim për të vaksinuarit për të treguar një test negativ për të hyrë në vendet e mbushura me njerëz, duke përfshirë disko dhe stadiume, shkruan Reuters transmeton arbresh.info

Mund të kërkohen gjithashtu teste negative për të hyrë në kinema dhe teatro, gjithashtu edhe mbajtja e maskave jashtë. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme