Zyrtarët italianë kanë thënë se janë duke punuar për t’i ndihmuar në gjetjen e strehimit gruas së krishterë, Asia Bibi, e cila është akuzuar për blasfemi në Pakistan, shtet në të cilën ajo dhe familja e saj mund të përballen me rrezik për jetën.
“Ne jemi duke punuar me shtetet tjera perëndimore. Ne duhet të punojmë në mënyrë diskrete dhe të kujdesshme”, ka thënë ministri i Brendshëm italian, Matteo Slavini për radion italiane më 6 nëntor.
“Dua që gratë dhe fëmijët që jetojnë nën rrezik të jenë në gjendje të kenë një të ardhme të sigurt në shtetin tonë, apo shtetet tjera Perëndimore, kështu që unë do të bëjë gjithçka për të arritur atë”, ka deklaruar ai.
Gjykata Supreme në Pakistan ka përmbyusr dënimin me vdekje, me të cilin ishte ndëshkuar Bibi, mirëpo rasti i saj ka nxitur protesta për tre ditë me radhë, meqë islamistët e linjës së ashpër kanë kërkuar që ajo dhe gjyqtarët që kanë hedhur poshtë vendimin, të dënohen me vdekje.
Autoritetet kanë arrestuar qindra persona në këto protesta, derisa dhënia fund e tyre ka rezultuar pas një pakti të arritur mes këtyre grupeve dhe Qeverisë pakistaneze, sipas së cilit Bibit i ndalohet të largohet nga shteti.
Salvini, politikan me qasje populiste dhe pikëpamje kundër imigrimit të paligjshëm ka thënë se Italia nuk e fajëson Qeverinë pakistaneze për rastin e Bibit.
“Armiku është dhuna, ekstremizmi dhe fanatizmi”, ka shtuar ai.
Ndërkohë burri i Bibit ka kërkuar nga autoritetet italiane të marrin masa për fatin e gruas së tij.
“Unë kërkoj dhe i bëj apel Qeverisë italiane të më ndihmojnë mua dhe familjes sime të largohemi nga Pakistani, sepse jemi në rrezik”, është cituar të ketë thënë Ashiq Masih.
Ndërkohë presidenti i Komisionit Evropian, Antonio Tajani ka thënë se ka ftuar Masih dhe familjen e tij në Brusel apo Strasburg për të diskutuar mundësitë e lirimit të Bibit.
Asia Bibi ishte dënuar më 2011 në një gjykatë në Punxhab për ofendim të Profetit Muhamed, akuza të cilat ajo vazhdimisht i ka hedhur poshtë.
Pas Prishtinës, edhe Skenderaj merr vendim për ndalimin e Do...
U.D. Kryeprokurori i Shtetit pjesëmarrës në konferencën evro...
Drejtori i policisë dhe zëvendëskomandanti i KFOR-it flasin ...
Rumania – Kosova/ Publikohen rregullat strikte të auto...
Kurti mirëpriti Përfaqësuesin e ri të Norvegjisë për Ballkan...
Rexhbeçaj: Unë jam gati dhe nuk frikësohem, jemi qind për qi...