Italia përfshihet nga protesta masive pas të shtënave drejt emigrantëve

20:49 | 10 Shkurt 2018
Trina Galanxhi

Mijëra protestues që kanë ngritur zërin kundër racizmit janë mbledhur në qytetin qendore italian të Macaretës, një javë pasi një aktivist i ekstremit të djathtë qëlloi dhe plagosi gjashtë persona me ngjyrë.

Sipas mediave lokale, sulmi kishte ndodhur si shenjë hakmarrje ndaj një nigeriani që dyshohej se kishte vrarë një grua italiane, transmeton portali arbresh.info

Kryebashkiaku i qytetit tha se komentet mbi mediat sociale kishin ushqyer një klimë urrejtjeje përpara të shtënave.

Italia mban zgjedhjet e përgjithshme me 4 mars dhe emigracioni vazhdon të mbetet një çështje kyçe.

Kryetari i Bashkisë Romano Carancini kishte kërkuar që protesta të anulohej, në mënyrë për të shmangur eskalimin e situatës, por autoritetet rajonale kishin theksuar se atyre u ishte dhënë leja.

Për shkak të frikës së eskalimit të situatës, shkollat, shërbimi i kishës dhe dyqanet u mbyllën./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme