Italia po përballet me një deficit të madh uji për shkak të niveleve të ulëta të shiut dhe borës, njoftuan mediat të enjten.
Nivelet aktualisht nuk janë të mjaftueshme për të korrigjuar deficitin e ujit që vendi ka mbartur nga viti i kaluar, tha Shoqata Kombëtare e Konsorciumit për Menaxhimin dhe Mbrojtjen e Tokës dhe Ujërave të Ujitshme (ANBI), sipas transmetuesit publik Rainews.
Ai shtoi se nivelet në rezervat më të mëdha të ujërave të ëmbla, liqenet e mëdhenj në Italinë veriore, janë aktualisht nën nivelet mesatare të matura në këtë periudhë të vitit, shkruan euronews.al.
Përqindja që ishte rimbushur gjatë muajve më të lagësht të vjeshtës dhe dimrit ishte më e ulët se në janar 2022, i cili erdhi përpara një “sezoni të jashtëzakonshëm thatësire” vitin e kaluar, sipas ANBI.
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...
Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Trumpi hesht, Ukraina debaton
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 500 gjoba gjatë 24 orëve të fu...