Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte, iu drejtua qytetarëve në një transmetim të drejtpërdrejtë televiziv dhe paraqiti dekretin i cili parashikon masa të reja kufizuese që do të vlejnë për 50 ditët e ardhshme, përfshirë festat e Vitit të Ri dhe Krishtlindjeve.
Italia do të vazhdojë të mbetet e ndarë në tre zona: e verdhë, portokalli dhe e kuqe, transmeton portal arbresh.info
Për festat e fundvitit, Italia ka vendosur që të ndalojë lëvizjen nga komuna në komunë, ndërsa nga 21 dhjetor deri më 6 janar, lëvizja midis rajoneve dhe shkuarja në shtëpitë e fundjavës do të ndalohet.
Java më tragjike e Greqisë me thuajse 800 të vdekur nga koronavirusi
Vendpushimet e skive në Itali qëndrojnë të mbyllura nga e premtja, 4 dhjetor, deri më 6 janar dhe lundrimet do të ndalohen.
Italianët që do të shkojnë jashtë vendit, si dhe personat me qëndrim të përhershëm në Itali, pasi të kthehen në vend, do të duhet t’i nënshtrohen karantinës, e cila vlen edhe për shtetasit e huaj që hyjnë në Itali për ndonjë arsye.
Dekreti i ri konfirmon shtetrrethimin nga ora 10 deri në 5 të mëngjesit, ndërsa në prag të Vitit të Ri do të zgjatet deri në 7 të mëngjesit./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...