Shpallja e pavarësisë së Katalonjës është një veprim shumë serioz që kalon kufijtë e ligjit që Italia nuk e njeh dhe nuk do ta njohë, deklaroi sot ministri italian i Punëve të Jashtme, Angelino Alfano.
“Italia nuk e njeh dhe nuk do ta njohë shpalljen e njëanshme të pavarësisë (…) nga Parlamenti rajonal i Katalonjës”, theksoi Alfano.
“Tani nevojitet dialog për të kursyer popullsinë nga një përshkallëzim i tensioneve, në një vend evropian të bashkuar dhe të fortë siç është Spanja”, vazhdoi ai.
Parlamenti i Katalonjës miratoi një rezolutë duke deklaruar se rajoni bëhet një shtet i pavarur duke marrë formën e një Republike, para këndimit të himnit indipendentist, në mungesë të opozitës.
Menjëherë pas kësaj vote senati spanjoll autorizoi qeverinë e Mariano Rajoy për të marrë masat për heqjen e autonomisë së Katalonjës, që nënkupton shkarkimin e drejtuesve separatistë.
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...