Google ADS

Italia nuk do të bllokojë shtetin përkundër rritjes së rasteve nga koronavirusi

19:51 | 23 Gusht 2020
Arbresh Info

Ministri italian i Shëndetësisë, Roberto Speranza, ka deklaruar së fundmi se vendi nuk do të implementojë një bllokim të dytë, përkundër faktit që u raportua për rritje të rasteve nga coronavirusi.

“Ne nuk do ta zbatojmë një bllokim të ri”, tha Speranza në një intervistë për gazetën La Stampa e cila u botua të dielën.

Sipas medieve të huaja, ai potencoi se sistemi i kujdesit shëndetësor ishte forcuar në Itali që nga fillimi i pandemisë.

Vendi që dikur ishte epiqendra e shpërthimit në Evropë, ka regjistruar deri më tani rreth 35 mijë viktima dhe 259 mijë raste.

Së fundmi është raportuar për rritje të rasteve nga coronavirusi në Itali, ku vetëm gjatë 24 orëve të fundit u regjistruan 1,000 të prekur, shifër rekorde që nga muaji maj.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme